Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Meta dhe Berisha u kujtuan për zgjedhje se nuk e morën dot selinë e PD

16:30 / February 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Lushnjës, ku prezantoi kandidaten Eriselda Sefa.

Ai iu bëri apel lushnjarëve që të votojnë Partinë Socialiste, pasi, sipas tij, është e vetmja forcë që është aty kur kanë nevojë.

Gjatë fjalës së tij, ai nuk hezitoi të sulmonte Sali Berishën dhe Ilir Metën, për të cilët tha se kërkojnë të përzënë Lulzim Bashën.

“Këto zgjedhje u thirrën në 6-mars jo për të zbatuar kushtetutën, por Ilir Meta dhe Sali Berisha u kujtuan se në pamundësi për të marr godinën e PD duhet të beheshin zgjedhjet që partia e Lulit të humbi. Ne hymë në zgjedhje për të takuar çdo banor në çdo lagje, për të vazhduar punët që kemi nisur dhe projekti më i madh i qytetit, përroi do të nisë punën me një kryetare të re dhe do të ndryshojë pamjen e këtij qyteti. Qytetarët e Lushnjes duhet të bëjnë krahasimin përse s’duhet t’i japin votën kandidatit të Lulit? Eriselda është e Edi Ramës, a mund të thoni një punë që ka bërë Luli për Tiranën, ndërkohë Edi Rama është njeriu i punës të ndjekim modelin e tij për të trasformuar Lushnjen. Lulin të gjithë e njohim për gjumin, ndërsa Edi Ramën për punën. Bashkia dhe qeveria duhet të jenë të dyja në një rrugë ndaj si bashkia e 7 në Shqipëri më e madhe Lushnja ka mbështetur partinë Socialiste më shumë dhe për këtë Eriselda do të vendos çdo punonjës në shërbim të komunitetit, ndaj Edi Rama ka të drejtë kur thotë që nëse do të bësh punë gratë janë ato që e bëjnë më së miri. Nuk i hynë në punë vota e qytetarëve të Lushnjes as Ilirit, as Saliut dhe as Lulit sepse ata s’kanë lidhje me bashkinë, ne kemi këshillin bashkiak, kryetaren e bashkisë, ndërsa ata nuk kanë as këshillin, as kryetaren dhe as qeverinë. Ti japim Lushnjes një kryetare Bashkie ashtu si i ka hije këtij qyteti, votoni nr. 1″, tha Balla.

balla Berisha zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.