Më 15 mars të 1991 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike me njëra-tjetrën pas 52 vitesh shkëputjesh. Sot këto dy vende janë partnerë strategjikë dhe aleate në NATO.
Kjo datë është përkujtuar nga ambasada amerikane në Tiranë, dhe nga ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Ambasada përmes një video të saj shkruan: Çdo vit, më 15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991), pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.
Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me një status në Facebook, shoqëruar me foto takimine tij me ish sekretarin e shtetit John Kerry, vlerëson mbështetjen e SHBA në proceset demokratizuese të Shqipërisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
“15 Marsi i këtij viti shënon 28-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë në proceset demokratizuese dhe reformat e sundimit të së drejtës në ekonomi. Si partnerë strategjikë dhe aleatë në NATO bashkëveprojmë në fronte dhe misione ndërkombëtare të rëndësishme dhe bashkëndajmë sfidat e sigurisë në planin rajonal”, shkruan Bushati.
