Dy banorët e BBVIP, Arjola Demiri dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi të afërt me njëri-tjetrin.
Madje, edhe pas eliminimit nga loja, aktorja po e tregon hapur mbështetjen e saj për balerinin dhe koreografin.
Në një postim në Instastory ajo ka ndarë një foto të Ilir Shaqirit, i cili mban ne dorë foton e saj.
“Shpirti i motrës”, ka shkruar ish-banorja bashkëngjitur me foton. Por ajo që ka marrë vëmendje është fakti se Demiri ka etiketuar edhe bashkëshorten e Ilir Shaqirit duke e shoqëruar me një emoji të një kurore.
