Ndërhyrjet estetike për të ndryshuar tipare të fytyrës apo edhe të trupit, duket se vitet e fundit janë kthyer si një sfidë më vetë për vajzat.
Por jo të gjitha këto ndërhyrje shkojnë gjithnjë ashtu siç parashikohet, teksa shpesh herë rezultojnë ose të rrezikshme për jetën, ose përfundimi është një “katastrofë”.
Mary Magdalene, është një 26-vjeçare nga Toronto, e fiksuar pas kirurgjisë plastike, së fundmi ajo ka vendosur që të bëjë dy ndërhyrje të reja, për të pasur një hundë si kukulla Barbie dhe sy si mace.
Magdalene, e cila njihet gjerësisht në rrjetet sociale, Instagram dhe Tik Tok, ka bërë publike disa foto ku tregon se po merr veten pas këtyre ndërhyrjeve. Por pamja për të cilën ajo sot krenohet, në fakt nuk u ka pëlqyer aspak fansave, të cilët nuk kanë nguruar ta kritikojnë.
Më herët 26-vjeçarja ka bërë disa ndërhyrje të tjera, për zmadhimin e gjoksit, buzëve, ngritjen e vetullave, fryrjen e mollëzave, zmadhimin e të pasmeve, etj. Referuar “The Sun”, deri më tani të gjitha këto “prekje magjike” i kanë kushtuar plot 75,000 paund.
“Javën e ardhshme do të bëj transplantin e vetullave, nofullës dhe buzëve, atëherë fytyra ime do të jetë e plotë”, ka shkruar bashkangjitur këtyre fotove. Por edhe pse vitin e kaluar ajo rrezikoi jetën gjatë një prej këtyre ndërhyrjeve, sërish nuk i trembet bisturive.

