Një ngjarje e pazakontë dhe aspak normale ka ndodhur së fundmi në Tiranë.
Mësohet se një 17-vjeçar i cili është nxënës i shkollës “Andon Zako Çajupi” është rrëmbyer për disa orë nga babai i një vajze që ka njohur në “Snapchat”.
Megjithatë gjithçka është mbyllur pa incidenta pasi targa e makinës së burrit që mori peng 17-vjeçarin u raportua në polici.
17-vjeçari me iniciale J.I, ka treguar se me vajzën ishin njohur në “Snapchat” dhe prej dy javësh flisnin rregullisht me njëri-tjetrin.
Ata kishin shkëmbyer edhe numrat dhe flsinin çdo ditë. Adoleshenti ka treguar se vajza me iniciale N i ka kërkuar të takoheshin pasi numrin tjetër ia kisha zbuluar babai.
“N. më shkroi në mesnatë”.
Por kur J.I ka mbërritur në vendin e takimit ai është pritur nga një shtetas që mbasi e ka qëlluar me shpulla e ka hipur në automjet.
“Ti je J. më tha ky person rreth 35 vjeç dhe më kapi për krahu, më tha hajde futu në makinë”.
Më tej 17-vjeçari ka treguar se babai i vajzës me të cilën fliste e ka pyetur nëse vajza kishte adresa të tjera dhe se a fliste me djem të tjerë. Por jo vetëm kaq pasi pranë liqenit të Farkës, 17-vjeçari është goditur dhe i është bërë presion:
“Më tha që do shkonte të merrte vajzën për ballafaqim’.
Pas kësaj ai ka treguar se kur ka mbërritur në Sauk ka parë vajzën me të cilën filste dhe gjyshen e saj. I ati i vajzës, shtetasi me iniciale I.Sh është njoftuar në afërsi të liqenit se targat e makinës së tij ishin shpallur në kërkim. Më tej 17-vjeçari ka treguar se pas rrëmbimit, babai i vajzës e ka zbritur në afërsi të një stacioni autobusash në Shkozë duke i thënë: Mos i trego askujt se unë sa kam dalë nga burgu dhe do ju vras.
