Sali Berisha në vijim të takimeve të tij elektorale në Lushnjë ka thënë se vendimi i DASH për ta shpallur non grata ka ardhur nga lobimi i Edi Ramës.
Megjithatë ai tha se pavarësisht nga lobimet e Ramës, do të mbetet përkrah shqiptarëve deri në fund të jetës së tij.
“Shkon në Uashington dhe lobon për Vuçiçin dhe kundër Sali Berishës, por ja ku jam unë dhe me ju do të jem deri në minutën e fundit të jetës time. Unë mbetem shqiptar i lirë, shqiptar krenar dhe u garantoj se së bashku do ecim të sigurt drejt fitores së PD, fitores së opozitës së vërtetë”, u shpreh Berisha.