Nga Hasan PASHA
Kisha menduar se kjo fushatë do të ishte e qetë dhe qytetare në rrethin e Dibrës. Mirëpo kisha gabuar. Pjesëmarrja e Sali Berishës në këtë fushatë të pjesshme lokale po e trazon keq atë. Dhe jo vetëm për ne socialistët. Politikani me problematik për shqiptarët dhe ndërkombëtarët herë pas here ngjitet në Dibër dhe rreket të faktorizohet, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe familjes.
Sulmon mbështetësit e Lul Bravës. Kritikon kryetarin e degës lokale të PD-së, vëllain e Bashkim Gazidedes. Mendon se vetëm ai është shpëtimtari i dibranëve. Ka emëruar një kandidat pa kurrëfarë reputacioni, pa mbështetje, pa integritet, pa program elektoral.
Është ndalur edhe në Maqellarë. Premtimi dhe të tijët e kanë gënjyer se drejtorët e Tiranës, Matit, Bulqizës, etj, etj kanë mbërritur për fushatë në Dibër. Berisha si një ish politikan i paskrupullt, i akuzuar për vrasje, grabitje, mashtrime, burgosje, paska thënë se drejtorët janë “kriminelë elektoral”. Nuk mund të hesht kur dëgjoj këto akuza, shpifje, denigrime.
Ne socialistët e rajonit të Dibrës kemi përjetuar shumë drama dhe disa prej tyre më duhet t’i përsëris publikisht. Në vitet e para të demokracisë Sali Berisha largo inga puna të gjithë socialist, duke miratuar një ligj të paligjshëm.
Majin e vitit 1996 Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për dhunimin, gjakosjen dhe burgosjen e socialistëve. Madje kutitë e votimit edhe në Dibër, Mat e Bulqizë u mbushën nga mercenarët e Policisë, SHIK-it dhe të fortët e PD-së. Sa shumë kemi vuajtur nga ju Sali Berisha? Më vonë u vodhe të gjitha kursimet dhe pasuritë me firmat piramidale. Nuk të mjaftuan këto bëma.
Kujt i thua “kriminelë elektoral” more Sali? Mua, drejtorëve të Qarkut Dibër që kurrë nuk kanë përdorur mjetet e punës dhe fondet e shtetit për fushatë elektorale! Harrove kur me helikopter lëvizje nga një qytet në tjetrin, kur dhjetra makina policie, SHIK-u, drejtorëve nga të gjitha rrethet, militantë të paguar të ndiqnin kudo. Harrove grabitjen e zyrave të gjendjeve civile dhe përdorimin e çertifikatave të fallsifikuara për manipulimin e zgjedhjeve.
Harrove që fondet për rrugët, ujësjellësat, shkollat, çerdhet, kopshtet shkonin për blerjen e votave.
Të ishe burrë do të heshtje, do të pleqëroje siç e kanë zakon të moshuarit. Leri socialistët, demokratët, të pavarurit, zgjedhësit e Dibrës të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Ju nuk keni moral dhe mundësi të ndikoni në këtë fushatë.
Ndaj bëhu burrë e rri me nipat e mbesat, mos iu shto shqiptarëve urrejtjen.
