Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Si ta kuptoni nëse marrëdhënia me punën tuaj është toksike

16:46 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është e thënë që marrëdhëniet toksike ndodhin vetëm në dashuri apo miqësi. Në shumë raste, ne kemi një marrëdhënie toksike edhe me punën tonë dhe kjo as që na shkon në mendje.

Toksiciteti mund të ndodhë në çdo situatë, kudo dhe vendi ynë i punës, ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës, është një nga habitatet më të zakonshme. Nuk do të thotë se jemi të pakënaqur apo se nuk e durojmë dot profesionin tonë, por shëndeti ynë mendor nuk është në të mirën e tij.

Ne zgjohemi të lodhur

Ne zgjohemi të rraskapitur, jo fizikisht, por mendërisht. Nëse çdo ditë mendimi ynë i parë është negativ sepse duhet të punojmë, diçka nuk shkon. Sigurisht, askush nga ne nuk preferon të flejë pak dhe të kalojë orë të tëra në zyrë, në vend që të bëjë shëtitje dhe pushime, por mendimi për punën nuk duhet të na prishë ditën.

Nuk ndihemi të fortë

Nëse askush nuk e njeh përpjekjen tonë, nuk thotë bravo dhe nuk e llogarit mendimin tonë, kjo na dobëson. Dhe kjo është toksike, pasi mjedisi ynë i punës duhet të na ndihmojë të ndihemi të fuqizuar për të evoluar dhe të na frymëzojë të përpiqemi më shumë.

Nuk kemi kohë për veten tonë

Ose, më mirë akoma, nuk gjejmë kohë për veten tonë. Nëse ora 8 na duket aq rraskapitëse, saqë e kemi lënë veten në plan të dytë dhe kthehemi në shtëpi për t’u ulur në divan, vetëm, duke ngrënë, ka problem. Nëse kemi ndalur së bëri atë që duam, sepse puna jonë largon çdo pikë energjie pozitive, është më mirë të heqim dorë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.