Kryebashkiaku Erion Veliaj është përplasur me kryetaren e komisionit, Jorida Tabakut gjatë seancës për inceneratorët.
Veliaj pretendoi se në portale kanë dalë lajme se anëtarët e opozitës marrin pyetje në telefona për ta penguar atë gjatë dëshmisë së tij.
Kjo gjë u cilësua e turpshme nga Tabaku, që tha se janë përgjuar kamerat e Kuvendit, duke kërkuar nga garda që të ndërhyjë.
Debati:
Veliaj: Të gjitha aktivitetet e mia janë publike. Takoj qindra njerëz. I kam njohur kur kam parë Bogdanin në Zimbabve me këto. Po ju paskeni lënë nam, ju paskan çuar suflerët pyetjet se si të më pengoni. Ka dalë në portale. Keni cipë se ka një lloj dinjiteti?
Tabaku: I bëj thirrje kryetares të marrë masa garda për kamerat që lexojnë celularët e deputetëve. Është e turpshme. Kërkoj të merren masa menjëherë për kamerat e kuvendit. E turpshme.
Veliaj: Kam marrë kamerat e Kuvendit. Gocë Samiu dhe t’i dërgojë mesazhet nga Desada.
Veliaj: Desada është e kënaqur që 10 vetave të PR tënd i del për zot.
