Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Pushtimi ka nisur”: Media britanike: 10 mijë trupa ruse janë futur në Ukrainë

14:37 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 279 640x417 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

10 mijë trupa janë futur tashmë në Ukrainë, sipas burimeve ushtarake, vetëm disa orë pas njohjes së pavarsisë së zonave të shkëputura pro-ruse, tha një burim i inteligjencës ushtarake ukrainase për Dialy Mail.

Sipas burimeve, rreth 6,000 trupa janë dërguar në Donetsk, 5,000  në Luhansk dhe 1,500 në qytetin e Horlivka.

Sipas fotove të publikuara, shihet një kolonë automjetësh ruse që lëviz nëpër Donetsk në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë tanke dhe ushtarakë, dhe nuk ka aspak dyshime që këto forca ruse janë dislokuar me urdhër të Putinit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se urdhri i Putinit për të njohur Donetsk dhe Luhansk si të pavarura përfshin të gjitha provincat – jo vetëm pjesët e pushtuara aktualisht nga rebelët,  duke rritur perspektivën se ai do të nisë së shpejti pushtimin e plotë të vendit.

Vendosja e trupave në Ukrainë, ka përshkallëzuar edhe më shumë situatën, ku gjatë natës  ndodhi një sulm me predha duke shkaktuar 2 viktima dhe 12 të plagosur. Vendimi i Rusisë për të njohur Donesk dhe Luhansk si të pavarura ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.

Ministri britanik paralajmëroi se Rusia ka nisur tashmë pushtimin e vendit ndërsa kancelari gjerman njoftoi ditën e sotme se nuk do të miratojë tubacionin e gazit Nord Stream 2. Joe Biden gjithashtu vendosi sanksione, në zonat rebele në lindje të Ukrainës, duke i ndaluar amerikanët të bëjnë biznes atje, por premtoi gjithashtu se do të merrte masa më të ashpra.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson gjatë një fjalimi sot, njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj 5 bankave ruse.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.