Këtë të mërkurë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Mbretërinë e Spanjës. Atje Vuçiç do të ketë takime të ndara me Mbretin Felipe VI dhe Kryeministrin Pedro Sanchez, ka njoftuar presidenca serbe.
Mediat serbe raportojnë se presidenti do të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e kontratës për blerjen e dy aeroplanëve trasnporttues CASA C-295 të Kompanisë “Airbus”.
Vuçiç ka thënë se në Madrid ndër të tjera do t’i ftojë për vizitë në Serbi Mbretin dhe Kryeministrin Sanchez.
Spanja është është njëra nga 5 shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, krahas Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë. Athina muajve të fundit ka dhënë shenja se mund të lëvizë drejtë njohjes, por javën që shkoi Kryeministri grek tha në Beograd se nuk do ta bëjnë këtë.
