Gazetari Sokol Balla i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që të iniciojë bojkotimin e Rusisë.
Duke sjellë në vëmendje faktin që Shqipëria ka dy ndeshje me Rusinë në qershor për Ligën e Kombeve, por edhe faktin tjetër që Armando Duka është ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA, Balla sugjeron që Federata Shqiptare e Futbollit duhet të bëhet nismëtare e guximshme e bojkotit.
”Shqipëria ka dy ndeshje me Rusinë në qershor për Nations League. Por ka edhe një anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA, e cila ka vendosur që Finalja e UCL të luhet në Leningrad, qytetin e Putin. Federata Shqiptare e Futbollit duhet të bëhet nismëtare e guximshme e bojkotit”, shkruan Sokol Balla.
