Kina po përpiqet të ndikojë në konfliktin Rusi-Ukrainë duke u përpjekur t’i japë fund luftës së armatosur dhe t’i shtyjë palët drejt dialogut.
Gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti i Kinës Xi Jinping i tha atij se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut.
Marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta diplomatike midis Rusisë dhe Kinës mund të shihen në Lojërat Dimërore, ku Putini mbërriti në Pekin si një nga të paktët liderë botërorë.
Rikujtojmë se në një deklaratë të mëparshme, ministria e jashtme kineze nuk pranoi ta quante ofensivën ruse një “pushtim”.
