Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ish-presidenti ukrainas rrëmben kallashnikovin dhe është gati për betejë

14:56 / February 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
h 51804441
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke mbajtur një kallashnikov në dorë, ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka dalë sot në rrugët e Kievit duke u shprehur i vendosur se do mbrojë vendin e tij. Duke folur për CNN, ai tha se të gjithë ukrainasit janë gati për të mbrojtur vendin e tyre.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës”, u shpreh Poroshenko.

Më tej ish-presidenti deklaroi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e perëndimitt, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SWIFT (një rrjet mesazhesh të sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën) dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s.

Më tej, ai gjeti rastin të falenderojë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për sigurimin e armëve mbrojtëse.

“Kjo është e rëndësishme për ne që të ndjejmë se nuk jemi vetëm, se ju jeni bashkë me ne”, tha ai.

Ish-presidenti tha se Putin nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën. Madje, ai e cilësoi Putin si “një të çmendur”.

“Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane,” theksoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.