Rihanna dhe Asap Rocky janë shfaqur sonte në javën e modës në Milano, në sfilatën e “Gucci”.
Dyshja janë filmuar teksa kanë shkuar për të parë shfaqjen dhe çfarë ka rënë në sy ka qenë kombinimi i Rihanna-s në ngjyrat lejla dhe të zezë. Barku i rrumbullakosur nuk i shpëtoi as kësaj here paparacëve, duke zbuluar se Riri është shumë pranë lindjes.
Surpriza e mbrëmjes përveç prezencës së yllit të muzikës pop, ka qenë edhe bashkëpunimi i fundit i “Gucci” me “Adidas”, i cili u prezantua gjatë sfilatës.
Që prej momentit kur Rihanna publikoi lajmin se ishte në pritje të ëmbël, barku i saj ka qenë gjithmonë i zbuluar.