Tirana dhe Laçi do të përballen sot në “Air Albania”, në javën 22-të të Abissnet Superiore.
Bardheblutë e teknikut Orges Shehi vijnë në këtë takim pas një humbjeje me Kastriotin, kështu që ndaj kurbinasve do të kërkojnë të rikthehen te fitorja. Një 3 piksh ndaj kurbinasve do të ndikonte edhe në garën për titullin kampion pasi skuadrat i ndajnë vetëm 3 pikë në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë edhe laçjanët vijnë në këtë takim më të motivuar se kurrë pasi në 11 ndeshjet e fundit kanë arritur 10 fitore dhe vetëm 1 barazim. Ata do të tentojnë të marrin një fitore me mjaft vlerë sot ndaj bardhebluve, një fitore ndaj një kundërshtari direkt në luftën për titull e cila do të mundësonte vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Pritet të jetë një ndeshje e luftuar dhe me shumë emocion, ndërsa të dy tranjerët kanë përgatitur me kujdes 11-shen e lojtarëve që do të hedhin në fushë.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner: Orges Shehi
Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Ziko, Velkoski, Veliaj, Malota, Shehu, Turkaj, Ujka, Mazrekaj, Akiniemi. Trajner: Mirel Josa
