Me 2 sfidat e fundit të luajtura sot është mbyllur edhe java e 22-të e Kategorisë Superiore.
Në takimin e luajtur në “Air Albania”, Tirana arriti të mposhtë bindshëm skuadrën e Laçi-t me rezultatin e thellë 4-1. Golat u shënuan Redon Xhixha i cili zhbllokoi rezultatin ne minutën e 5, ndërsa në minutën e 19 do të ishte Filip Najdovski i cili do të dyfishonte rezultatin për bardheblutë. Në të 28-ën ishte radha e Seferi-t për të lënë shenjë në këtë ndeshje duke realizuar golin e 3 për ndërkohë që në të 43-ën, Xhixha shënon dhe golin e 4 për Tiranën dhe të dytin personal në këtë ndeshje.
Ndërkohë që goli i nderit për kurbinasit u shënua në minutën e 52 nga Julian Shehu.
Nga ana tjetër, Kukësi dhe Teuta u ndanë në barazim 1-1.
Në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi” nuk pati fitues. Një ndeshje shumë e vakët nga të dyja ekipet të cilat nuk krijuan raste të pastra për shënim dhe do të duhej të vinte vetëm minuta e 77 për të parë edhe golin e parë të kësaj sfidë, me Rubin Hebaj që kaloi në avantazh durrsakët e Renato Arapit. Më pas, verilindorët do të barazonin shifrat vetëm pak minuta para se të mbyllej takimi mes tyre, me Edi Basa që shpëtoi kështu Kukësin nga humbja.
1 pikë për të dyja skuadrat në “Loro Boriçi”, me Kukësin që ka grumbulluar 38 pikë në vendin e 3-të, -5 nga Laçi dhe -11 nga Tirana kryesuese, ndërkohë nga krahu tjetër Teuta ka 25 pikë në vendin e 5-të.
