Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Lufta/ Raundi i dytë i dialogut Ukrainë–Rusi mbahet sot, ja vendtakimi i ri

14:02 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zo6sygd8usfjev0r 1646069545
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas pak minutash pritet te nisë takimi i dytë mes palës ukrainase dhe asaj ruse në lidhje me qetësimin e situatës së luftës. Ky takim mes dy delgacioneve do të mbahet sot në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë, sipas raportimit që bën “The Kyiv Indipendent”.

Ky është takimi i dytë mes Rusisë dhe Ukrainës të cilat vendosin të ulen në tryezë për të diskutuar pretendimet e tyre dhe për të shqyrtuar mundësitë për përfundimin e luftës. Takimi i parë u bë në ditën e pestë të sulmit rus në Ukrainë, por edhe pse bisedimet zgjatën për më shumë se tre orë, për fat të keq nuk u arrit një zgjidhje.

Pala ukrainase vuri si kusht për vazhdimin e bisedimeve, armëpushimin e menjëhershëm. Përfaqësuesit e Kievit po ashtu kërkuan edhe tërheqjen e trupave Ruse nga Ukraina.Pasi bisedimet kanë përfunduar përfaqësuesit e të dy vendeve janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime.

Dje u raportua gjithashtu se pritej një takim mes dy delegacioneve, por kjo nuk ndodhi.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”, bëri publik një lajm të mërkurën ku thuhej se delegacioni rus ishte nisur drejt vendit ku pritet të mbahej takimi i dytë Ukrainë – Rusi. “Reuters” për këtë e kishte cituar agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë, “Belta”. Për një takim të mundshëm dje kishte raportuar edhe mediumi britanik “The Guardian”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Nga 1 janari hiqet taksa e qarkullimit, kryeministri prezanton lehtësirat fiskale në Buxhetin 2027

11:04 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 10 miliardë euro në Kuvend:Mos i bëni shqiptarët për budallenj, më 9 maj do t’ju japin “ujë në bisht të lugës”!

11:01 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.