Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

5 skenarët se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

20:48 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine 1 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mesin e zhvillimeve të njëpasnjëshme të luftës, nuk është e lehtë për të parashikuar çfarë mund të ndodhë dhe cili mund të jetë fundi i këtij konflikti. Megjithatë BBC sjell disa përfundime potenciale.

Luftë e shkurtër: Rusia intensifikon operacionet ushtarake me sulme shkatërruese. Me mijëra vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim kukull pro-Moskës. Kjo do të sillte një rezultat të paqëndrueshëm, nga kryengritjeve dhe konflikteve në të ardhmen.

Luftë e gjatë: Ndoshta kjo ka më shumë gjasa. Ndoshta forcat ruse ngecin, me moral të ulët dhe logjistikë të dobët. Ata mund të hasin vështirësi për të kontrolluar edhe qytetet e pushtuara. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëhen më efektive në kryengritje, teksa Perëndimi vazhdon ta furnizojë me armë. Ndoshta pas shumë vitesh, Rusia si përfundim largohet.

Luftë europiane: Putin mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose mund të ketë thjesht llogaritje të gabuara dhe përshkallëzim. Putin mund të vendosë të rrezikojë nëse mendonte se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar udhëheqjen e tij. Nëse përballet me disfatën, mund të tundohej të përshkallëzojë situatën më tej.

Zgjidhje diplomatike: Duke rënë dakord për bisedime, siç dhe po ndodh,  edhe pse  nuk kanë bërë shumë progres, Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar. Nëse lufta shkon keq për të, Putin mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh për udhëheqjen e tij, sesa poshtërimi nëse i jep fund.

Putin rrëzohet: Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë ditët e fundit bota ka ndryshuar. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, ekziston rreziku i një revolucioni popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putin nuk mendojnë më se mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.