Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rusia duhet të pezullohet nga Interpol-i”, kërkesa e perëndimit është e prerë

13:16 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cybersecurity interpol partner page
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe një sërë vende të tjera perëndimore i bënë thirrje Interpol-it që ta pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit.

Sipas asaj që deklaroi sekretarja e brendshme britanike, Priti Patel, shtete si: Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kërkuan njëzëri “pezullimin e menjëhershëm të qasjes së Rusisë” në sistemet e Interpol-it.

“Veprimet e Rusisë paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e individëve dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”, tha Patel.

Grupi i kërkoi komitetit ekzekutiv të Interpol-it që të marrë një vendim këtë javë.

Patel nuk e specifikoi arsyen e kërkesës, por aleatët perëndimorë janë duke izoluar Rusinë, në aspektin diplomatik dhe ekonomik, qëkur shteti rus ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka parë “raporte shumë të besueshme” se Rusia ka kryer krime lufte gjatë inkursionit, veçanërisht në trajtimin e civilëve.

Javën e kaluar, anëtarët e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut kanë votuar me shumicë dërrmuese për të nisur hetimin e akuzave për abuzime, të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.

Interpol-i, një rrjet prej 194 vendeve anëtare, synon të mbajë nën kontroll krimet ndërkombëtare./ REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.