Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati e Kotzias bëhen bashkë: Paketa me Greqinë do të kthehet në histori suksesi

14:31 / March 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati kotzias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë janë bërë bashkë në konferencën shkencore të organizuar nga Ministri e Jashtme Greke dhe Universiteti i Pireut.

Ish- Ministri i Jashtëm Bushati, i cili negocioi gjatë me Kotzias paketën e çështjeve mes dy vendeve tona, shpjegoi rrugëtimin e negociatave.

“Nga eksperianca ime në raportet dypaleshe me Greqinë, gjëja më e lehtë është të parashtrosh pozicionin tënd përballë fqinjit dhe kjo të bën shumë të pëlqyer brenda vendit por ama është e pamjaftueshme për të ndryshuar gjërat. Së bashku me Nikos Kotzias dhe me ekipet tona ne vendosëm që të angazhohemi për të zgjidhur çështjet dypaleshe të paketës dhe unë besoj që diplomatet tanë dhe Kryeministrat do ta përfundojnë këtë proces, duke siguruar cilësinë dhe integritetin e debatit publik, i cili nuk duhet lejuar që të helmohet. Unë shpresoj që paketa me Greqinë do të kthehet në një histori tjetër suksesi në rajonin tonë”, nënvizoi ai.

Ndërsa ish-Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias u shpreh se “Vijuam për të zgjidhur probleme prej dekadash me Shqipërinë. Miku Ditmir Bushati, një Ministër jashtëzakonisht inteligjent dhe krijues, së bashku me ekipin e tij negociues, arriti së bashku me ne, në zgjidhjen e pothuajse të gjithë këtyre çështjeve. Disa duket se nuk dëshirojnë përfundimin zyrtar të gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e II Botërore. Por ne kemi ndërmarrë hapa seriozë në bashkëpunimin tonë. Ditmir të falënderoj për çdo gjë të mirë që bëmë për popujtë tanë dhe për bashkëpunimin e shteteve tona”.

Gjatë qëndrimit në Athinë, Bushati zhvilloi takime me perfaqësues të spektrit politik grek, ku në qëndër të diskutimeve ishte bashkëpunimi dypalësh.

Bushati Greqi ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë kotzias Shqiperi tirananews.al Universiteti i Pireut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Parlamenti Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur

13:32 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.