Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjobë prodhuesve të qeseve plastike, shpëtojnë qytetarët

23:33 / March 9, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qeset1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa qeveria është angazhuar që në 1 qershor të ndalë përdorimin e qeseve plastike në kuadër revolucionit mjedisor, komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese vendosi gjobitjen e prodhuesve, por jo të qytetarëve. Por kundër ligjvënësve doli propozuesja e projektligjit, Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.

“Ndëshkimi është pjesë e edukimit,  edukim që bën një ndryshim përmbysësh, gati revolucionar të mentaliteteve dhe të zakoneve do duhet të jemi shumë të rreptë”, tha ajo.

Jo vetëm demokratët por edhe socialistët në komision argumentuan se pse qytetarët nuk duhet të gjobiten.

“E presim burimin në origjinë tek prodhuesi dhe eksportuesit dhe nëse qytetari s’ka ku e merr s’ka pse ta kapim ne ti themi do dënohesh me këtë vlerë gjobe”, u shpreh Fadil Nasufi.

“Qeveria e ka sot objektiv sanksionimin e qytetarit dhe jo realizimin e objektivit. Kjo është përqasja e qeverisë sot”, tha Helidon Bushati.

Sipas draftit që mori votën e komisionit të veprimtarisë prodhuese të gjitha kompanitë që do të prodhojnë ose importojnë qese plastike do të gjobiten me 1 milionë deri në 1.5 milionë lekë pas datës 1 qershor.

gjobe prodhuesve qeseve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.