Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tetë skuadrat ndezin “motorrët” pas shortit, ja çfarë duhet të dini për çerekfinalistët e Champions-it

23:59 / March 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uefa champions league twitter1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U hodh paraditen e sotme në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Champions League. Goglat rezervuan përballje interesante, ku spikat dueli mes Realit dhe Çelësit.

Kampionët në fuqi të Çelsit do të përpiqen të mbrojë trofeun përballë Real Madridit në një superndeshje që mund të jetë një tjetër finale e parakohshme për madrilenët e Ançelotit.

Një duel tepër interesant në letër është dhe ai mes Atletikos dhe Mançester Sitit. Pritet të jetë edhe një përballje filozofish. Dy trajnerët karizmatikë, Simeone dhe Pep Guardiola, do të rivalizojnë njëri tjetrin.

Në takimet e tjera Bajern Mynih “peshkoi” një konkurrent të lehtë në letër, pasi në çerekfinale do të ketë përballë Vijarealin që në turin paraardhës shtangu Juventusin. Sfidë e lehtë në letër edhe për Liverpulin e Klop që do të përballet me Benfikën fillimisht në Portugali e më pas në Angli.

Sfidat e vajtjes të fazës çerekfinale do të luhen më datat 5 dhe 6 prill, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen një javë më vonë më 12 dhe 13 prill.

Ekipi që do të triumfojë nga sfida Siti-Atletiko do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Çelsi-Real. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë midis fituesit të ndeshjes Benfika-Liverpul kundër skuadrës që do të kualifikohet nga sfida Vijareal-Bajern.

Ndeshjet e para  gjysmëfinale do të zhvillohet 26 dhe 27 prill dhe më 3 dhe 4 maj sfidat e kthimit. Përpara se kompeticioni të kulmojë me finalen e madhe më 28 maj në “Stade de France”.

ahah11
cc2
atl3

motorret Ndezin skuadrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.