Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

1800% më shumë? Ja ku abuzohet me çmimin e kafes në bare  

17:21 / March 23, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dritan Gremi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dritan Gremi

Çmimi i kafes në baret e Tiranës dhe zonat përreth saj shënoi këtë mëngjes një rritje prej 10 lekësh të reja. E pakonsiderueshme mund të duket për dikë, por shumë, për xhepat e atyre qytetarëve që në ditë si këto përballen me rritje spekulative të çmimeve në çdo sektor.

E nëse ka nga ata që kafen mund ta konsiderojnë si shpenzim luksi, le të themi se ky është sërish një gabim.
Për një sipërmarrës që e njeh nga afër biznesin e një bari kjo rritje është jo vetëm e paarsyetuar, por krejtësisht abuzive. E nëse fshihemi pas gishtit, duke thënë se çmimi i kafes është rritur në tregun global, le t’u referohemi shifrave.

Të dhënat e distributorëve të kafes në vend, thonë se çmimi i kafes robuste që përdorin kryesisht baret e Tiranës është rritur me 100 lekë të reja për kilogramë. Ndërkohë kafja arabike, që mbahet për një cilësi më të lartë, është rritur me 150 lekë të reja për kilogramë.

Por si përkthehet kjo, në filxhan?

Shifrat thonë se kjo rritje e ndikon përkatësisht me 1 dhe 1.5 lekë çmimin e kafes që serviret në bar.

Por çfarë ka ndodhur? Përkundrazi, sipërmarrësit kanë vendosur që ta rrisin çmimin me 10 lekë të reja ose thënë ndryshe me 10-fshin e asaj që pësojnë nga rritja në treg. Pra, konsumatori jo vetëm që paguan rritjen reale të produktit, por abuzohet ndërsa pronarët e bareve shtojnë fitimet në këto kohë krize.

Nëse i referohemi një artikulli të revistës “Monitor” të datës 9 tetor 2021, shohim se edhe në atë periudhë, kafja që servirej në bare dhe restorante kishte pësuar një rritje prej 10 lekësh të reja. Pra brenda 6 muajve kjo është rritja e dytë që çmimi i kafes pëson dhe konkretisht në xhepat e konsumatorëve rëndojnë 20 lekë të reja, që janë në fakt 1800% më shumë e vlerës reale të rritur nga distributori gjatë kësaj periudhe. Pra për një rritje të tregut me 2 lekë, konsumatorët paguajnë një rritje të kafes me 20 lekë, ose 10 herë më shumë.

Ndërsa presim që autoritet përgjegjëse të kryejnë kontrolle për këto rritje të pajustifikuara, të monitorojnë dhe analizojnë sjelljen e bizneseve përballë konsumatorit, nga ana tjetër ky i fundit duhet të reagojë, duke bojkotuar biznese të tilla spekuluese (Do t’ju sygjeroja që për një javë ta pinin kafen në shtëpi p.sh. dhe do funksiononte, më besoni!)

E njëkohësisht, ne e kemi përgjigjen tonë edhe për bizneset që përpiqen ta justifikojnë rritjen e tyre.

Nëse çmimi i kafes në tregun e shumicës reflekton vetëm 1 lekë në kafen që serviret në bare, përse është nevoja që çmimi të rritet me 10 lekë?

Nga ana tjetër për njerëzit që njohin se si funksionon biznesi i kafes, ka një tjetër alternativë.

Në Itali, për një filxhan kafeje përdoret 6.5- 7.4 gramë kafe. Ndërkohë në Shqipëri, ku kafja parapëlqehet e “fortë” dhe nuk quhet kafe deri sa të ta japë deri në çaçkë të kokës, përdoret 7.5-8.5 gramë.

Ekspertët e kafesë kanë një tjetër sugjerim.

Duke ulur me 0.3 gramë sasinë e kafes që përdoret në një filxhan, automatikisht amortizohet e gjithë rritja prej 1 lek-ësh e distributorit, pra janë lehtësuar jo vetëm kostot në xhepin e konsumatorit, por edhe shëndeti i tyre. Duke iu referuar gjithmonë standardeve italiane për gramaturën e përdorur për një kafe, besomëni që ka marzhe për të suportuar edhe nja 15 rritje të tjera 10-lekëshe të distributorit.

Përveç efekteve pozitive dhe energjisë që na jep çdo mëngjes, kafja e veçanërisht kafeina njihen gjithashtu edhe për efektet anësore në organizëm.

Kjo dhuratë e natyrës që na jep nxitje në aktivitetin tonë fizik dhe mendor, nëse teprohet shkakton irritim, tension muskular, dhembje koke, shqetësime në stomak e madje edhe varësi.

Ndaj për të mos rënduar xhepin e aq më pak shëndetin, le të bëhemi pak më të zgjuar e më dashamirës këtë herë, para se të akuzojmë që nuk kemi forcën për t’i ndryshuar gjëra

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Mijëra apartamente për ata pa mundësi?

20:41 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.