Ditën e sotme kanë tërhequr një vëmendje jo pak të madhe, disa kuaj të zinj të vendosur në oboriin e Kryeministrisë. Ato janë pjesë e ekspozitës “Leviatani mekanik” që do të çelet sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko, ndërsa kuratore është Ajola Xoxa.
Krijesa mitologjike e Leviatanit është një përbindësh nënujor i përmendur për herë të parë në Testamentin e Vjetër Biblik. Siç shpjegohet në tekstin kuratorial, kjo krijesë është simbol i fuqisë së madhe krijuese të Zotit, por ka edhe anën e errët. Shihet gjithashtu si një bishë demoniake dhe e aftë për të vrarë.
