Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptarët, populli më pro-amerikan në NATO – GALLUP: 82% e shqiptarëve aprovojnë lidershipin amerikan, nga 56% që ishin vjet!

18:22 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nato 3 676x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe shqiptarët janë vendi dhe populli më pro-amerikan mes shteteve anëtare të NATO-s, tregon një anketë e publikuar së fundmi nga Gallup. Anketa është kryer mbi 1 mijë individë në Shqipëri dhe të dhënat janë mbledhur deri në shkurt të këtij viti, pra para ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Anketa tregon se 82% e shqiptarëve janë dakord me lidershipin amerikan. Kjo normë është më e larta mes vendeve anëtare të NATO-s, madje me diferencë të ndjeshme me shtetet e tjera. Në vend të dytë ndjek Portugalia, me një normë aprovimi prej 64%, dhe më pas Holanda me rreth 63%. Rreth 12% e shqiptarëve nuk e aprovojnë lidershipin amerikan, dhe kjo gjithashtu është norma më e ulët ndër vendet anëtare të NATO-s. Rreth 6% e të anketurave ndërkohë shprehen se nuk kanë një përgjigje mbi këtë pyetje.

Ajo që bie tjetër në sy nga anketa e Gallup mbi këtë çështje është edhe fakti se krahasuar me anketën e kaluar, norma e shqiptarëve që janë pro lidershipit amerikan është rritur me 26 pikë përqindje në harkun e një viti. Pra, në anketën e vitit të kaluar, vetëm 56% e shqiptarëve ishin pro lidershipit amerikan, ndërkohë që tashmë kjo normë është ngjitur pranë 82%. Kjo rritje e ndjeshme e mbështetjes së shqiptarëve ndaj politikës amerikane duket se është rrjedhojë e kalimit të pushtetit nga Donald Trump drejt Joe Biden. Për shumë vende anëtare të NATO-s, nivelet e mbështetjes ndaj lidershipit amerikan janë rritur ndjeshëm në anketën e fundit, duke arritur, madje edhe tejkaluar nivelet e regjistruara gjatë administratës Obama.

Kroacia, Turqia dhe Lituania janë tre vendet e fundit në renditje, me një normë aprovimi ndaj lidershipit amerikan prej 24% deri në 22%. Gjithashtu shohim se për vende si Italia norma e aprovimit fiksohet në 41%, ndërsa për Francën në vetëm 36%.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.