Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit “Opinion” ka patur një debat të fortë mes anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole dhe deputetes Mesila Doda.
Gjatë diskutimit që po zhvillohej mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Doda tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka besueshmëri nga publiku dhe mund të krijojë një PD më të fortë.
Por, kjo deklaratë e deputetës nuk i la shije aspak Godoles, e cila u shpreh se kjo gjë tregonte se ku kishte arritur shoqëria shqiptare. Nga ky moment, filluan edhe replikat më pas me njëra-tjetrën.
Pjesë të shkëputura nga debati:
Jonila Godole: Këtu ka një absurditet të madh
Mesila Doda: Të mos përdhoset më vota këtu…
Jonila Godole: Ka një absurditet të madh tek të gjitha këto që tha Mesila, të gjitha këto që thotë Mesila, i thashë unë më përpara, ne e lidhim të ardhmen e Partisë Demokratike
Mesila Doda: Moj, e vure Lulin dhe nuk te frymëzoi njeri
Blendi Fevziu: Nuk lulëzoi dot
Jonila Godole: E kuptoj ku kemi arritur, s’e kam për vete por për të gjithë shoqërinë, kërkojmë që Berisha të rrisë filizë të rinj
Mesila Doda: Mbeta të më tregosh ti mua PD-në, por jo moj Jonila, atë e besojnë njerëzit
Jonila Godole: Po ju sapo e thatë që filizat u prenë
Mesila Doda: Po pse u premë ne moj zonjë, që të mbijetonte Lul Basha, mos na bëj kot
Jonila Godole: E para njëherë mos mu drejto mua me këtë gjuhë e ton se s’jam filizi i askujt unë, as i Berishës siç jeni ju dhe as i Bashës, jam futur si Jonila Godole
Mesila Doda: Po mos më trego mua PD-në ti se unë jam futur në një ditë me Berishën moj zonjë, në ’90 dhe kam mbajtur kokën mbi supet e mia, s’më ka futur askush nga dritarja në PD.
Jonila Godole: Ju jeni ajo që jeni dhe këtë e tregon historia, nuk e kisha me ju personalisht
Mesila Doda: Jo e kishit personalisht
Jonila Godole: Po se ju folët e fundit
