Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit, ka arhdur edhe reagimi i Kryetari të Komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Ai deklaroi se do të paraqesin ankim lidhur me këtë vendim të gjykatës dhe shtoi se ka autorizuar gjithashtu edhe kallëzim një penal ndaj gjyqtarit Agron Zhukri për shkak se nuk kanë qenë të pranishëm në seancën ku është marrë vendimi.
“Do të jap përgjigje. Jemi njohur nga mediat me një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri. Kushdo që njeh edhe nga mediat si zhvillohen gjyqet për mua është një vendim në nivelet e… Gjyqtari ka deklaruar vetë njohjet e vet dhe anësinë e tij në këtë çështje.
Partia Demokratike ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të Partisë Demokratike. Çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur dosje dhe as prova.
Po sqaron procesin ligjor dhe faktik. Gjyqytari ka marrë vendim pa dosje dhe prova. Dhe e dyta pa pasur palë. Duhet të ishim edhe ne si palë në seancë. Na lind detyrimi të paraqesim kallëzim për shpërdoim detyre për gjyqtarin që e kam autorizuar. Vendimi i sotëm është një vendim që ne do ushtrojmë ankim”,deklaroi Aliebaj.
