Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manja për Kadastrën: Asnjë zyrtar të mos ndihet i sigurt e ta bëjë gjumin e qetë

12:57 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6181581b6b16b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka paralajmëruar një tjetër aksion në zyrat e Kadastrës në vend. Kjo deklaratë e ministrit vjen një ditë pas operacionit të kryer në Kadastrën e Sarandës, ku u vunë në pranga katër zyrtarë.

Në fjalën e tij, ministri Manja falënderoi qytetarët për denoncimet, ndërsa tha se asnjë zyrtar nuk duhet ta bëjë gjumin e qetë. Pa dhënë shumë detaje, ministri tha se ka një super proces siç e quajti ai, ku po hetohet për abuzimet me pronat kryesisht në bregdet. Manja theksoi se hetimi është i shtrirë në një kohë të gjatë dhe janë të përfshirë zyrtarë dhe ish zyrtarë.

“Asnjë zyrtar dhe ish zyrtar abuzues me detyrën nuk duhet të ndjehet si sigurt dhe ta bëjnë gjumin e qetë. Dua të falënderoj qytetarët që denoncojnë. Aksioni i djeshëm erdhi pas denoncimit të një qytetari.

Denoncimet nuk duhet ti bëjnë vetëm pasi ata nuk zgjidhin hall por menjëherë pasi zyrtarët i shtyjnë në korrupsion. Nuk kemi mbaruar punë as me Kadastrën e Sarandë dhe as në të gjitha zyrat. Ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me fokus të veçantë bregdetin. Dosja që shtrihet në kohë, kam parasysh jo ve3tëm periudhën e qeverisjes tonë, por që në momentet kur kanë filluar abuzimet me pronën. Në këtë hetim përfshihen zyrtarë dhe ish zyrtarë të Kadastrës. pas përfundimit të këtij hetimi rezultatet konkrete do të jenë në duart e SPAK.

Dua të jem i qartë ne emër të qeverisë e them sot çdo abuzues me pronën pavarësisht gradës që mban, çdo nënpunës që ofron një shërbim publik ndaj qytetarëve, do të përgjigjet dhe do të përballet me forcën e ligjit”, u shpreh Manja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.