Grupi i Rithemelimit ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike këtë të premte të 25 marsit.
Vendimi për të shkuar në selinë e PD është marrë në një mbledhje shumë të shkurtër që u zhvillua në zyrat e Komisionit të Rithemelimit.
Mesa duket grupi i deputetëve mbështetës të Sali Berishës do të vijojnë në selinë e PD mbledhjen e tyre.
Grupi i deputetëve ka shkuar në katin e dytë të godinës së PD-së, ku pritet të zhvillojnë mbledhje në një nga sallat.
