Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nafta rritet sërish, po ashtu edhe çmimi i gazit shkon në 110 lekë

16:56 / March 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PetrolStation 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bordi i Transparencës ka marrë një tjetër vendim për çmimet e karburanteve në vend duke e shtrenjtuar më shumë atë. Për pasojë, çmimi i naftës është shtrenjtuar me 12 lekë më shumë duke shkuar në 245 lekë litri, nga 233 lekë që ishte. Ndërkohë, veç naftës është shtrenjtuar po ashtu edhe gazi, i cili ka pësuar një rritje të ndjeshme duke arritur në shifrën rekord 110 lekë për litër.

Me ndryshimet e fundit në treg të bëra nga vendimet e Bordit, gazi shtrenjtohet me 17 lekë më shumë pasi jo më larg se ditën e djeshme shitej për 93 lekë për litër në pikat e tregtimit me pakicë.

Ndërsa benzina nuk ka lëvizur duke mbetur në nivelin e 218 lekë litri, kjo edhe si rrjedhojë e stoqeve të krijuara të këtij produkti.

Shtrenjtimi i naftës dhe gazit në tregun vendas thuhet në njoftimin e bordit reflekton shtrenjtimin e karburanteve në bursë, ku prej ditësh po qëndron mbi 100 dollarë për fuçi.

Por, burime nga Shoqata e Karburanteve bëjnë me dije se bordi tashmë ka rishikuar formulën e llogaritjes së çmimit të karburanteve duke përfshirë edhe kostot operacionale të operatorëve të tregut, gati 15 lekë për litër.

Kjo pas kërkesës së bërë prej tyre me argumentin se me metodën fillestare kompanitë po dilnin me humbje nga kjo situatë nëse nuk përfshiheshin edhe këto kosto shtesë.

Që prej datës 16 mars kur nafta u fiksua nga Bordi në 203 lekë me vendimin e dytë të tij, çmimi i saj ka ardhur vetëm në rritje dhe sot qytetarët po e blejnë atë gati 42 lekë më shumë. Rritje kjo që është shënuar vetëm brenda 10 ditëve në mënyrë të përshkallëzuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.