Deputeti Dashnor Sula deklaron se nuk e di nëse grupin parlamentar të Partisë Demokratike, e merr apo jo Sali Berisha, pasi thotë se varet nga mendimet, diskutimet dhe proçedurat që do ndiqen.
Për të mbështetur këtë ide, ai thotë se janë rreth 14 anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që kanë katër muaj që nuk marrin pjesë në mbledhje grupi.
“Nesër mund të ketë një debat, pasi Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar. Duke pasur parasysh që dhe nga kolegë të tjerë dëgjojë që thonë Kuvendi i 11 dhjetorit, apo vendimi i gjykatës zhbën të gjitha vendimet e strukturave të PD. Nuk njihet Kryesia, Këshilli etj., por i vetmi organ legjitim që nuk i nënshtrohet vendimet e Kuvendit dhe as 6 marsit, është grupi parlamentar. Grupi do apo s’do Basha apo Berisha, ekziston deri sa të kryhen zgjedhjet e reja parlamentare në 2025. Nuk më intereson Basha, Berisha, Alibeaj apo grupi. Ajo që më intereson është rruga që do ndiqet, a do çojë në drejtimin e duhur. Nëse ne kemi bindjen apo strukturat e PD kanë bindjen se Sali Berisha e rrëzon Edi Ramën dhe i fiton zgjedhjet, bujrum le ta marrë. Me zotin Berisha luan pastër, nuk i lëpihesh për të pasur privilegje, kur shikon që ti ke vlera të respekton”, tha Sula.
