Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-truproja i Sajmir Tahirit pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. A do të dëshmojë ai kundër ish-ministrit?

09:53 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0AA1F9C5 8E0D 4697 BF48 2F0B95AC8AEB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-truproja i Sajmir Tahirit pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se Paul Deda , ish-truprojës së Tahirit, i është refuzuar kërkesa për azil politik në shtetin francez ku ishte vendosur prej afro 3 vitesh me familjen.

Deda pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë pasi është shpallur në kërkim nga SPAK, si i akuzuar për pjesëmarrje në trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë në bashkëpunim me kolegun e tij dhe drejtues të tjerë të policisë.

A rrezikohet më tepër Z.Tahiri nga ekstradimi i ish- truprojës së tij?

Kujtojmë se ish-ministri i u dënua më 4 Shkurt 2022 me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, edhe pse mbi të rëndonin dhe akuza të tjera si trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nëse Deda do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë kundër ish-ministrit të brendshëm,  pritet që të dalin fakte të reja duke zbardhur gjithë skemën e asaj që cilësohet si kanabizimi i vendit në vitin 2016 si dhe aferat e tjera në të cilat mund të jetë i përfshirë dhe ish-ministri Tahiri ose njerëz të tjerë të veshur me pushtet.

Kujtojmë se ish-truproja e Sajmirit Tahirit, Paul Deda nëpërmjet një interviste të dhënë pak kohë më parë ka mohuar të ketë dijeni dhe të jetë i implikuar në këtë aferë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që e implikon dhe se akuzat ndaj tij janë për shkak të detyrës që ai ka mbajtur si shoqërues i ish-ministrit Tahiri.

Me ekstradimin e mundshëm të Paul Dedës dhe dëshminë e tij kundër ish-ministrit, pritet të kemi zhvillime të reja të bujshme. Mbetet për t’u parë nëse ai do të ketë besim të bashkëpunojë duke ditur që më herët ka shprehur pasiguri përsa i përket jetës së tij dhe sigurisë së familjes./ tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.