Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çmenduri! Burri i bën vetes 90 doza vaksine COVID- 19 për të shitur pasaporta vaksinimi

21:58 / April 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VAKSINA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo me siguri është një çmenduri! Një burrë 60-vjeçar në Gjermani dyshohet se është vaksinuar kundër COVID-19 me dhjetëra herë për të shitur karta të falsifikuara vaksinimi me numra të vërtetë njerëzve që nuk dëshironin të vaksinoheshin.

Burri nga qyteti lindor i Gjermanisë, Magdeburg, thuhet se ka marrë deri në 90 doza vaksine kundër COVID-19 në qendrat e vaksinimit në shtetin lindor të Saksonisë për muaj të tërë derisa policia kriminale e kapi në fillim të këtij muaji, njoftoi të dielën agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Emri i 60 vjeçarit nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë. I dyshuari nuk është ndaluar por është nën hetim për lëshim të paautorizuar të kartelave të vaksinimit dhe falsifikimit të dokumenteve, raporton dpa.

Ai u kap në një qendër vaksinimi në Eilenburg kur u shfaq për një vaksinë COVID-19 për të dytën ditë radhazi. Policia i ka konfiskuar disa karta vaksinimi bosh dhe ka nisur procedim penal ndaj tij. Ende nuk dihet se çfarë ndikimi kanë në shëndetin e tij personal 90 dozat e COVID-19, të cilat ishin të markave të ndryshme.

Policia gjermane ka kryer shumë hetime në lidhje me falsifikimin e pasaportave të vaksinimit gjatë muajve të fundit. Shumë shtetas refuzojnë të vaksinohen por ndërkohë u duhet të kenë pasaportën e vaksinimit që ua bën shumë më të lehtë aksesin në jetën publike dhe në shumë vende si restorante, teatro, pishina apo vende pune.

Në Gjermani është konstatuar një rritje e numrit të personave me covid ndërsa shumë masa kufizuese janë hequr të premten. Mbajtja e maskave nuk është më e detyrueshme në dyqane dhe shumicën e teatrove, por është ende e detyrueshme në transportin publik.

cmenduri gjermani vaksinimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.