Një 40-vjeçar u arrestua nga policia e North Yorkshire në Britaninë e Madhe pasi dyshohet se përndiqte një grua prej ditësh.
Një grua ka lajmëruar policinë pasi është ndjerë e rrezikuar për jetën e saj. Sipas BBC, gruaja kishte parë se një mashkull rreth moshës 40 vjeç po e ndiqte në rrugët e Britanisë së Madhe.
Ajo telefonoi policinë dhe porositi një picë. Operatori i policisë e kuptoi menjëherë që diçka nuk shkonte dhe e pyeti gruan nëse ishte në rrezik, ku ajo iu përgjigj “po”.
Pas gjurmimit nga policia, u zbulua se gruaja, e cila nuk është identifikuar, po udhëtonte me autobus nga Leeds, ndërkohë që 40-vjeçari e shoqëronte gjatë gjithë rrugës dhe vetëm e vështronte.
Më pas, policia filloi t’i dërgonte mesazhe gruas dhe ajo i konfirmonte vetëm me po ose jo, derisa u bë e mundur që efektivët ta gjurmonin dhe të arrestonin 40-vjeçarin.
