Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mediat amerikane: Inflacioni në SHBA thyen rekord, niveli më i lartë i 40 viteve të fundit

20:05 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inflacion 696x451 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë muajit mars u thye një rekord i ri, teksa niveli i inflacionit ka arritur vlerën më të lartë që nga viti 1982.

Sa i përket çmimeve të konsumit, rritja e tyre parashikohet të rrisë inflacionin deri në 9% në pjesën tjetër të vitit, teksa bizneset i kalojnë kostot e tyre të shtuara tek konsumatorët.

Pas goditjes që ekonomia pas pandemisë, situata me luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë krijon pasiguri edhe më të madhe në të gjithë botën si në lidhje me inflacionin ashtu edhe me ndikimin në ekonominë e familjeve, por korniza ekonomike e SHBA-ve duket e qëndrueshme teksa qeveria ka marrë masa ndërkohë që të rrisë fondin federal rezervë, përmes rritjes së përqindjes së interesit.

Problemi kryesor me rritjen e inflacionit është se goditjen më të madhe në këtë situatë e pësojnë familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat shpenzojnë rreth 77% të të ardhurave në mallra të përdorimit të përditshëm, në krahasim me 31% të të ardhurave që shkon për mallra të përditshme tek familjet me të ardhura më të larta.

Për më tepër, familjet me të ardhura më të ulëta kanë më pak mundësi të mbrohen nga kriza ekonomike dhe mund të mos jenë në gjendje të gjejnë alternativa më të lira për ta përballuar më mirë situatën.

Nga ana tjetër, bankat qendrore në SHBA parashikojnë që inflacioni të ulet deri në fund të vitit, për të arritur në 4.3% në tremujorin e fundit të 2022, teksa për t’u mbrojtur nga kjo situatë, në fillim të prillit ata vendosën të rrisnin edhe interesat këtë muaj, me nga 0.25% dhe deklaruan se do t’i rrisin më tej në muajt në vazhdim.

Burimi: https://edition.cnn.com/2022/04/05/economy/federal-reserve-brainard-inflation/index.html
https://www.nytimes.com/2022/03/31/business/economy/pce-inflation-february.html?searchResultPosition=4

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.