Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, Unicef ka paralajmëruar se rreth 1.5 milionë fëmijë në Ukrainën e shkatëruar nga lufta janë në prag urie për shkak të pushtimit rus.
Teksa raportohet se kanë mbetur afro 3.2 milionë fëmijë në Ukrainë, gati gjysma e tyre mund të rrezikojnë të mos marrin ushqim të mjaftueshëm.
Mësohet se sulmet në infrastrukturën e sistemit të ujit dhe mungesa e energjisë elektrike kanë lënë rreth 1.4 milionë njerëz pa akses në ujë në Ukrainë.
Ndërkohë, me anë të një deklarate, Unicef deklaron edhe se 4.6 milionë njerëz të tjerë kanë akses të kufizuar.
Gjithashtu, më 10 prill, Ohchr dha lajmin se 142 fëmijë janë vrarë dhe 229 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më 24 shkurt.
