Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dick Marty: Serbët duan të më vrasin dhe të fajësojnë shqiptarët

16:15 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dick Marty
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë rreth pretendimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij.

Ish-Senatori zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000. Kryeministri Albin Kurti thotë se duhet të njihen shkaqet, rrethanat dhe informacionet tjera për rastin e tij, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me “Dick Martyn, por edhe me Kosovën dhe shqiptarët”, u shpreh ai.

“Shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia, por unë shpresoj që Kuinti (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania) në Beograd, Bashkimi Europian në përgjithësi, ta ngrenë këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme, e cila i tejkalon përmasat individuale, e përfshin një shtet të tërë”, tha Kurti.

Ai shtoi se “mënyra se si ka operuar Shërbimi Sekret serb në Europën Perëndimore, edhe ndaj shqiptarëve, edhe ndaj kroatëve, është i njohur botërisht”. “Duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt që të na fajësojnë neve”, ishte komenti i tij. Agjencia serbe e Zbulimit – BIA i ka dërguar një letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane, ku mohon pretendimet për përfshirjen e shërbimeve serbe të sigurisë në “planifikimin e vrasjes së dikujt”.

Por në një intervistë të dhënë në 10 prill për medien zvicerane “RTS”, Marty pohoi se prej 16 muajsh është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe, të cilat, sipas tij, “u kanë kërkuar vrasësve të paguar nga nëntoka që ta likuidonin”, për të fajësuar më pas “shqiptarët nga Kosova”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.