Sipas asaj që shkruan “CNN”, një njofti i zyrtarëve ukrainas ditën e mërkurë ka bërë me dije se afro 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Mësohet se disa fëmijë janë vrarë gjatë ditëve të fundit për shkak të bombardimeve në verilindje dhe jug të Ukrainës. Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore, theksohet në deklaratë.
Edhe në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, fëmijët janë gjithashtu në mesin e viktimave nga bombardimet. Ndërkohë, një vajzë 15-vjeçare u plagos rëndë teksa trupat ruse goditën një ndërtesë banimi në rajonin jugor të Khersonit.
