Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka publikuar një video të re në të cilën paralajmëron se lufta do të bëhet “një gjakderdhje e pafund, duke përhapur mjerim, vuajtje dhe shkatërrim” pa armë shtesë.
Duke folur në anglisht, Zelenskiy thotë se Ukraina është mbrojtur kundër Rusisë “shumë më gjatë se sa kishin planifikuar pushtuesit”. Por Rusia ka ende kapacitetin për të sulmuar “jo vetëm kundër Ukrainës”, vazhdon Zelenskiy:
Polonia, Moldavia, Rumania dhe shtetet baltike do të bëhen objektivat e radhës nëse liria e Ukrainës bie. Duheshin më shumë armë për të “shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë”, thotë ai:
Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, mjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë.
Zelenskiy e mbyll videon duke thënë:
Liria duhet armatosur më mirë se tirania. Vendet perëndimore kanë gjithçka për ta realizuar. Nga ata varet fitorja përfundimtare mbi tiraninë dhe numri i njerëzve të shpëtuar.
