Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë më shumë se 15 oferta nga lobistë të tretë për të zgjidhur çështjen e shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha deklaroi në emisionin “Bardh a Zi” se i ka refuzuar të gjitha ofertat për shkak se është i qëndrimit se ai vendim është zero. “Kam pasur 15 oferta dhe më shumë. Nëse dikush afrohet për të zgjidhur problemin ligjërisht ai duhet të regjistrohet si lobist. Kam pasur mbi 15 oferta të tilla dhe i kam refuzuar. I kam refuzuar sepse është një vendim zero.
E dyta kështu që unë nuk mund të negocioj për një vendim si në materie. Unë nuk kam shkuar në gjyq për të atakuar vendimin. Kam shkuar për shpifje. Kam bërë gjithçka për transparencë. Mund të merrja një kompani PR por nuk mora.
“Deri tani kam arritur, jo shumë por jo pak. Janë mbi 40 artikuj por edhe libër që është bërë Best Seller që provojnë këtë që them unë. Nuk ka asnjë fakt kundër meje. Nuk ke për të gjetur kurrë. Të gjitha akuzat kundër meje kanë qenë politike. Ndaj fëmijëve të mi janë rrëzuar në gjykata’, deklaroi Berisha.
Ai tha se fizikisht është më mirë se kur vendosi të tërhiqej në vitin 2013. “Sot po shkoj drejt 78 vjetëve. Nëse më pyet si ndihem, ju garantoj se sot ndihem të paktën 15% më mirë se ditën kur jam larguar. Unë jam njeri i asasionuar pas ecjes. Bëj 10 mijë hapa. Në vitin 2013, kur bëja 8 km bëja streçing për të qetësuar dhimbjet”, deklaroi Berisha.