I-sh mesfushori i njohur kolumbian i Napolit dhe Real Madrid në vitet ’90, Freedy Rincon ka humbur jetën. Ish-futbollisti pësoi një aksident tragjik ditën e hënë, ndërsa po udhëtonte me një fuoristradë së bashku me tre persona të tjerë.
Ngjarja tragjike ndodhi në një kryqëzim në qytetin e Cali, në Kolumbi, ku mjeti në të cilin ishte 55-vjeçari u përplas nga prapa prej një autobusi të linjës urbane.
#ReporteEntérateCali Así fue el aparatoso accidente de tránsito en la calle 5ta con 34 en el que conducía el exfutbolista Freddy Rincón y se estrelló contra un bus del MIO. pic.twitter.com/udBFbwXtWj
— Entérate Cali (@EnterateCali) April 11, 2022
Menjëherë pas aksidentit. të plagosurit u dërguan në një qendër shëndetësore dhe Rincon iu nënshtrua një operacioni. Më pas, ai ishte në sallën e kujdesit intensiv, ku edhe humbi betejën më të rëndësishme.
Kujtojmë se Rincon e kishte nisur karrierën si profesionist me klubin e Santa Fe në vitin 1986 dhe pas 3 sezonesh, ai kaloi te America De Cali, ku luajti 176 ndeshje dhe shënoi 54 gola.
Në vitin 1993 kaloi te Corinthians, klub që e huazoi te Napoli në sezonin 1994/95. Më pas ai iu bashkua Real Madrid, ekip me të cilin luajti 21 ndeshje. Rincon deri në fund të karrierës veshi edhe fanellat e Santos dhe Cruzeiro.
Në periudhën 2005-2010 ai punoi edhe si trajner, pa pasur ndonjë karrierë të madhe. Rincon ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Kolumbisë, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
