Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Itali/ 10 kg kokainë futin në sherr shqiptarët, arrestohen 2 persona dhe gjendet një i plagosur në bagazhin e makinës

11:26 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë të cilët akuzohen për trafikim kokaine. Autoritet italiane iu gjetën atyre 10 kilogramë kokainë në makinë, një veturë tip “Ford Fiesta”.

Sipas mediave italiane të cilat kanë publikuar edhe të gjithë skenën e ngjarjes, makina Ford Fiesta, e mbërritur në shesh, ndaloi dhe shoferi (37-vjeçari shqiptar, siç dëshmohet nga identifikimi i mëpasshëm), doli dhe u takua me një burrë që me sa duket po priste aty. Pasi shkëmbyen disa fjalë, të dy hipën në makinë dhe pasi kishin bërë disa qindra metra, arritën në afërsi të Pertinit, hynë në një garazh të një pallati. Sapo makina tentoi të hynte në garazh një burrë i ndoqi me shpejtësi në këmbë.

Ndërkohë, policia ishte duke vëzhguar të gjithë skenën. Personi në fjalë, kishte një çantë të zezë që e vendosi në tokë pranë makinës. Të dy, pasi panë policët, u arratisën në këmbë duke arritur të hyjnë në një shkallë dhe të arrijnë, përmes një oborri të brendshëm, në një kantier ndërtimi. Pas ndjekjes së policisë, njëri nga dy të arratisurit u kap nga policia ndërsa tjetri arriti të ikte.

Njëri prej të arrestuarëve, 39-vjeç, shtetas shqiptar, ka pasur një pistoletë gjysmë automatike të punuar me dorë, kalibri 6.35, i pajisur me karikator me 6 gëzhoja, të sekuestruara më pas nga policia.
Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës është gjetur nga policia i mbyllur në bagazhin e makinës me një plagë të dukshme në ballë, e shkaktuar ndoshta nga tyta i armës së gjetur. Ka të ngjarë që gjatë fazave të shpërndarjes së drogës të ketë pasur një sherr mes të treve, duke rezultuar në një sulm të vërtetë ndaj korrierit. Brenda çantës kishte 10 kilogramë kokainë të pastër, të paketuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.