Ditën e djeshme ra në pranga një 27-vjeçar shqiptar, i cili u kap nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një 17-vjeçare duke u shtirur se ishte pakistanez.
Sakaq, një reagim për ngjarjen e tronditëse ka dhënë edhe nëna e 27-vjeçarit, e cila u shpreh se nuk ka pasur aspak dijeni mbi ngjarjen. Ajo tha se atë natë ndodhej në shtëpi, kurse i biri ka ardhur me një vajzë dhe të dy kanë shkuar në dhomën e tij.
“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 19:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura. Në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur, mora dijeni vetëm ditën pasardhëse kur erdhën forcat policore dhe kërkuan tim bir. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja”, deklaroi ajo.
Aktualisht, 27-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjykatë për t’u akuzuar për përdhunimin e nxënëses 17-vjeçare. Informacionet që qarkullojnë thonë se 27-vjeçari e kishte takuar të miturën nga Kamatero përmes një platforme takimesh.
