Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Fationi i tha se ishte beqar, por doli i martuar”- Rrëfimi tronditës i motrës së 30-vjeçares që u masakrua nga vjehrri

13:10 / April 14, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merushe Hazizit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Motra e Merushe Hazizit, që u masakrua me thikë nga vjehrri i saj Xhevahir Hoxha, ka rrëfyer detaje tronditëse kur nuk kanë kaluar as 48 orë nga krimi i rëndë.

Esmeralda Hazizi tha në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se fajtor për vdekjen e të motrës nuk është 61-vjeçari, i cili e vra, por bashkëjetuesi i saj Fation Hoxha.

Sipas saj, Fation Hoxha e gënjeu Merushe Hazizin duke i thënë se ishte beqar dhe e ndau nga burri si edhe 3 fëmijët e saj. Por më pas u zbulua e vërteta, ku rezultoi se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.

Motra e viktimës tha se Merushja dhe i shoqi, Andueli i braktisën fëmijët e tyre pas ndarjes dhe për 3 djemtë e mitur janë kujdesur prindërit e 30-vjeçares.

Ajo tregoi se familja e saj nuk e pranonte Fationin si dhëndër fillimisht po për hir të Merushes e kishin pranuar kohët e fundit.

Rrëfimi i plotë: 

Fëmijët janë shumë shumë mirë. Motra ka qenë gjithë kohës e larguar, vinte i takonte, por më shumë njihte gjyshërit. Prindërit janë detyruar të rrisin fëmijët se Merushja u largua. As Andueli dhe as Mirushja s’janë kujdesur, por prindërit e mi.

Kishin 4 vite që njiheshin, pastaj u prezantuan me familjen. Disa kohë nuk i afruam, pastaj nisëm ti donim sepse kuptuam që duheshin.

Familja i Fationit nuk donte, ishte faji i tij. Ai erdhi në Vlorë, pse e ktheve atje kur ke probleme me babin, Mirushja s’donte të kthehej, ishte vendim i Fationit.

“Të rrimë në shtëpinë time, pse të rrimë me qira”. Këmbënguli shumë fort. Në Vidhisht kanë qëndruar rreth 1 muaj. “Largohu”, i thonim, por Fatoni insistonte, pastaj filluan problemet.

Edhe neve në familje duhet të na thoshin, por ai këmbënguli. Merushes ia kishte marrë mendja, për atë la 3 fëmijët. Ajo ishte shtatzënër kur u nda nga Andueli, erdhi shtatzënë në shtëpi. Nuk e dinim që rrinte mbyllur e kyçur në dhomë, nuk na e kanë thënë këtë.

Me ne fliste, nuk shprehte probleme. Të dy, burrë e grua, kanë qenë kundër saj. Shkaku që është ndarë nga Andueli ka qenë Fationi. I ka thënë s’kam grua e fëmijë, pastaj doli e vërteta.

Merushja i tha: “Kur ke fëmijë e grua, pse më prish familjen mua?”

Ne nuk e njihnim Fationin, kur u prezantuam atëherë. Kanë 3 vite të lidhur. Dy vite Merushja nuk ka ardhur, kohët e fundit fillova i afrova unë dhe më pas i pranoi familja. Ne nuk është se s’pranonim Merushen, por Fationin. Na vinin fjalë për të, dhe ja ç’na ndodhi. E ndau nga burri e fëmijët, i tha jam beqar. Ai ishte shkaktari, e mori në qafë. S’është e lehtë. Lajmin e vdekjes ma dha motra që ishte në fshat aty, kishte parë ambulancën. Të vërtetën e mora vesh nga Fationi. Shkova tek vendi i ngjarjes. më tha: “Babi më vrau Merushen”. “Ore ça po thua”, iu drejtua.

“Çdo gjë ka mbaruar, të dy kanë vdekur”, mu përgjigj.

I thashë “çfarë më bëre, më more motrën nga duar”. I kisha thënë do të ndihmoj. “Më shikonte në sy ballë për ballë dhe qante”.

Pse nuk e njoftuan familjen e Merushes na morën në qafë. Babai i fëmijëve ka 5 vite pa i parë me sy, tani kërkon të flasë. Fationi ishte shkaku i ndarjes së tyre, s’kishin probleme mes tyre. Ishte shkaktar derisa arriti i mori jetën.

Andueli nuk ishte njeri i keq, është e pafalshme që s’pa 3 djemtë. Nuk e mohoj dot se është babai i fëmijëve, por ky është fati dhe duhet ta pranojë. Ishim të tronditur.

Fationi s’ishte në varrim, çfarë do ti pranonim. Nuk bëri kërkesë, por s’do ta pranonim. Nuk bëj fajtor babain e tij, por atë. Komuniko me babain, zgjidhe hallin, mos e dërgo motrën atje. Shtëpinë në Vlorë e gjeta unë, i thashë do të përgjigjem unë për të gjitha.

Nuk e di, mund t’i ketë presion edhe ai. Fëmijët ishin të tre në varrim, 7, 4 dhe 3-vjeç. Ishin pjesë e varrimin, por s’kuptonin ç’po ndodhte. Ishin të prekur. Fëmijëve do ti dalim për Zot deri në fund, për çdo gjë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.