Motra e Merushe Hazizit, që u masakrua me thikë nga vjehrri i saj Xhevahir Hoxha, ka rrëfyer detaje tronditëse kur nuk kanë kaluar as 48 orë nga krimi i rëndë.
Esmeralda Hazizi tha në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se fajtor për vdekjen e të motrës nuk është 61-vjeçari, i cili e vra, por bashkëjetuesi i saj Fation Hoxha.
Sipas saj, Fation Hoxha e gënjeu Merushe Hazizin duke i thënë se ishte beqar dhe e ndau nga burri si edhe 3 fëmijët e saj. Por më pas u zbulua e vërteta, ku rezultoi se ai ishte i martuar dhe me fëmijë.
Motra e viktimës tha se Merushja dhe i shoqi, Andueli i braktisën fëmijët e tyre pas ndarjes dhe për 3 djemtë e mitur janë kujdesur prindërit e 30-vjeçares.
Ajo tregoi se familja e saj nuk e pranonte Fationin si dhëndër fillimisht po për hir të Merushes e kishin pranuar kohët e fundit.
Rrëfimi i plotë:
Fëmijët janë shumë shumë mirë. Motra ka qenë gjithë kohës e larguar, vinte i takonte, por më shumë njihte gjyshërit. Prindërit janë detyruar të rrisin fëmijët se Merushja u largua. As Andueli dhe as Mirushja s’janë kujdesur, por prindërit e mi.
Kishin 4 vite që njiheshin, pastaj u prezantuan me familjen. Disa kohë nuk i afruam, pastaj nisëm ti donim sepse kuptuam që duheshin.
Familja i Fationit nuk donte, ishte faji i tij. Ai erdhi në Vlorë, pse e ktheve atje kur ke probleme me babin, Mirushja s’donte të kthehej, ishte vendim i Fationit.
“Të rrimë në shtëpinë time, pse të rrimë me qira”. Këmbënguli shumë fort. Në Vidhisht kanë qëndruar rreth 1 muaj. “Largohu”, i thonim, por Fatoni insistonte, pastaj filluan problemet.
Edhe neve në familje duhet të na thoshin, por ai këmbënguli. Merushes ia kishte marrë mendja, për atë la 3 fëmijët. Ajo ishte shtatzënër kur u nda nga Andueli, erdhi shtatzënë në shtëpi. Nuk e dinim që rrinte mbyllur e kyçur në dhomë, nuk na e kanë thënë këtë.
Me ne fliste, nuk shprehte probleme. Të dy, burrë e grua, kanë qenë kundër saj. Shkaku që është ndarë nga Andueli ka qenë Fationi. I ka thënë s’kam grua e fëmijë, pastaj doli e vërteta.
Merushja i tha: “Kur ke fëmijë e grua, pse më prish familjen mua?”
Ne nuk e njihnim Fationin, kur u prezantuam atëherë. Kanë 3 vite të lidhur. Dy vite Merushja nuk ka ardhur, kohët e fundit fillova i afrova unë dhe më pas i pranoi familja. Ne nuk është se s’pranonim Merushen, por Fationin. Na vinin fjalë për të, dhe ja ç’na ndodhi. E ndau nga burri e fëmijët, i tha jam beqar. Ai ishte shkaktari, e mori në qafë. S’është e lehtë. Lajmin e vdekjes ma dha motra që ishte në fshat aty, kishte parë ambulancën. Të vërtetën e mora vesh nga Fationi. Shkova tek vendi i ngjarjes. më tha: “Babi më vrau Merushen”. “Ore ça po thua”, iu drejtua.
“Çdo gjë ka mbaruar, të dy kanë vdekur”, mu përgjigj.
I thashë “çfarë më bëre, më more motrën nga duar”. I kisha thënë do të ndihmoj. “Më shikonte në sy ballë për ballë dhe qante”.
Pse nuk e njoftuan familjen e Merushes na morën në qafë. Babai i fëmijëve ka 5 vite pa i parë me sy, tani kërkon të flasë. Fationi ishte shkaku i ndarjes së tyre, s’kishin probleme mes tyre. Ishte shkaktar derisa arriti i mori jetën.
Andueli nuk ishte njeri i keq, është e pafalshme që s’pa 3 djemtë. Nuk e mohoj dot se është babai i fëmijëve, por ky është fati dhe duhet ta pranojë. Ishim të tronditur.
Fationi s’ishte në varrim, çfarë do ti pranonim. Nuk bëri kërkesë, por s’do ta pranonim. Nuk bëj fajtor babain e tij, por atë. Komuniko me babain, zgjidhe hallin, mos e dërgo motrën atje. Shtëpinë në Vlorë e gjeta unë, i thashë do të përgjigjem unë për të gjitha.
Nuk e di, mund t’i ketë presion edhe ai. Fëmijët ishin të tre në varrim, 7, 4 dhe 3-vjeç. Ishin pjesë e varrimin, por s’kuptonin ç’po ndodhte. Ishin të prekur. Fëmijëve do ti dalim për Zot deri në fund, për çdo gjë.
