Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lihen në burg tre shqiptarët që përdhunuan në grup 23 vjeçaren britanike

22:32 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angliiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre shqiptarë të cilët rrëmbyen një vajzë 23 vjeçare duke e detyruar të marrë kokainë dhe më pas duke e përdhunuar në grup janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike. Ngjarja ndodhi në Bedford në shtator të vitit të kaluar kur 23 vjeçarja angleze u njoh në një klub nate me 31 vjeçarin shqiptar Genti Hyka.

Kur vajza u nda nga miqtë e saj atë natë, ai u vu pas duke e rrëmbyer dhe duke e futur në makinën e tij. Ai e çoi vajzën në një garazh ku ajo u përpoq të kërkonte ndihmë por më kot. Më pas ai e mori në një shtëpi ku e prisnin dy bashkëpunëtorët e tij, shkruajnë mediat angleze.

Në shtëpinë e tij në Kempston, të tre shqiptarët e detyruan 23 vjeçaren britanike të merrte kokainë para se të përdhunohej prej Genti Hykës dhe shokët e tij, Ibrahim Bezati dhe Vullnet Haka.

Pas një gjyqi që zgjati për gati tre javë në Luton Crown Court, Hyka, Bezati dhe Haka u shpallën fajtorë për rrëmbim, mbajtje me forcë dhe katër akuza për përdhunim. 23 vjeçarja britanike arriti t’u shpëtonte tre shqiptarëve duke kontaktuar policinë dhe familjen e saj.

“Ky ishte një rast i tmerrshëm ku viktima ishte në shënjestër nga këta persona, të cilët e çuan atë në një ambient ku u mbajt kundër vullnetit të saj dhe u përdhunua në mënyrë të përsëritur. Viktima tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke u përballur me agresorët e saj në gjykatë, edhe pse ata guxuan t’i mohonin akuzat. Dëshmia e saj ishte vendimtare për të siguruar provat që këta tre persona të përfundojnë pas hekurave për një kohë të gjatë”, u shpreh Det Con Hannah Latton, nga ekipi i policisë së Bedfordshire për rastet e përdhunimeve dhe abuzimeve të rënda seksuale.

angli Burg Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.