Dy organizata të mëdha të trafikimit të kanabisit janë kapur nga Policia e Spanjës, e cila u sekuestroi gjithashtu 10 ton drogë në brigjet e Katalonjës.
Nga ky operacion i autoriteteve spanjolle janë arrestuar 10 trafikantë droge dhe 51 persona të tjerë.
Ms të prangosurve rezulton të jetë edhe një shtetas shqiptar, i cili konsiderohet si trafikanti më i madh i hashashit në Katalonjë për vitin 2021.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, trafikantët ishin vendosur në Spanjë nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia.
Ky rrjet i shkatërruar tashmë nga policia spanjolle ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera në tregun e zi, shkruajnë mediet italiane. Trafikantët blinin varkat në Galicia dhe Portugali më pas i dërgonin në Katalonja, në një punishte ku anijet përgatiteshin për të transportuar ngarkesën.
