Ambasadorët e disa prej vendeve evropiane po kthehen në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev që prej pushtimit rus të 24 shkurtit.
Ambasadori i Italisë në Ukrainë do të kthehet në Kiev, me planin për të rifilluar punën më 18 prill.
Gjithashtu, Franca bëri të ditur sot se ambasada e tyre do të rihapet së shpejti, me plane për ta zhvendosur ambasadën përsëri në Kiev, pasi ambasada u zhvendos përkohësisht në Lviv.