Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Laçi mposht Dinamon, blutë thuajse bien

15:59 / April 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dinamo1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Laçi tregon edhe njëherë forcën e tij në fushën e vet. Kurbinasit mposhtën 2-1 Dinamon dhe përforcojnë pozitat në vendin e dytë, duke u shkëputur me 5 pikë me Kukësin e vendit të tretë. Ndërsa për Dinamon rënia nga Superiorja tashmë nuk vihet në dyshim.

Laçi e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa ende pa mbaruar minuta e parë zhbllokoi ndeshjen. Guindo mjaft bukur godet dhe topi përfundon në fundin e rrjetës. Sulmuesi i kurbinasve ngjitet në kuotën e 13 golave në superiore, dy më pak se Taulant Seferi i Tiranës.

Kurbinasit luajnë më të qetë dhe i afrohen edhe golit të dytë, po me kalimin e minutave, Dinamo barazpeshon lojën dhe kishte shanset e veta të shënonte. Fraksioni i parë përfundon 1-0 për vendasit. Për të ardhur në minutën e 60-të të pjesës së dytë, kur miqtë nga kryeqyteti barazojnë 1-1. Është 19-vjeçari debutues Devid Fejzulla që ka shënuar për Dinamon.

Por në 84’ ka penallti për kurbinasit. Rexhinaldo ka ngitur takat dhe duke goditur Julian Shehun. Për arbitrin kryesor Florjan Lata ka 11-metërsh. Pas 3 minutash polemikash dhe për shkak se topin e merrte era në pikën e bardhë, ekzekuton Darubica dhe 2-1 për Laçin.

Në minutat e mbetura vendasit administrojnë avantazhin dhe blindojnë vendin e dytë në Superiore, ndërsa Dinamo tashmë është nisur drejt Kategorisë së Parë.

dinamo2

dinamon laci mposht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron biletën për në 1/8-at, Xhaka shkruan historinë me rekord

09:31 / July 3, 2026

Meksika mposht 2-0 Ekuadorin dhe siguron çerekfinalen, sukses historik pas 40 vitesh

09:22 / July 1, 2026

Meksika e pandalshme, mbyll grupin me pikë të plota duke mposhtur Çekinë me rezultatin 3-0 

09:49 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.